Sakrifica që i bëjnë veç gratë/U bë nënë dhe la shkollën, 30 vite më pas diplomohet me fëmijët

Alisa Perry Johnson, pas 30 viteve që kishte ndërprerë studimet, ka realizuar ëndrrën e saj të diplomimit. Këtë ditë ajo do ta kujtojë gjithmonë, pasi u diplomua në të njëjtën ditë me tre fëmijët e saj.

Alisa i kishte ndërprerë studimet pasi ishte bërë nënë. Humbja e vendit të punës gjatë pandemisë e kishte shtyrë që t’ju rikthehej studimeve, shkruan Fox News.

“E di që jam diplomuar, por ishte emocionuese që pashë fëmijët e mi të diplomoheshin”, tha Johnson.

Ajo ka treguar se e kanë ndihmuar dy vajzat e saja, pasi matematika nuk kishte qenë e njëjtë si ajo që e kishte mësuar kur ishte vet në shkollë para 30 vitesh.

Vajza e vogël, Mia, u diplomua nga shkolla fillore si më e suksesshmja e klasës së saj.

Vajza tjetër, Makaela, u diplomua nga shkolla e mesme dhe është drejtuar për në Universitetin Tuskegee, ndërsa djali, Malik, u diplomua në Universitetin Georgetown.

Share With:
Translate »
183 Views