Sapo gjetëm sozinë e Princit George dhe Princeshës Charlotte!

Një kërkim kombëtar është bërë në Britaninë e Madhe për të gjetur dy sozitë e Prince George dhe Princeshës Charlotte.

Prindërit fëmijët e të cilëve kanë një ngjashmëri të mrekullueshme me të vegjlit më të njohur në botë, dërguan imazhet e pabesueshme të dy fëmijëve të tyre.

Me të gjitha fotot e dërguara, fituesit janë zbuluar këtë javë dhe ata janë Hayden nga Londra dhe Scarlett nga Kent.

Sozia e George, Hayden Ursell, tre vjeç, nga Isleworth në Perëndim të Londrës, u regjistrua nga mamaja Kim Sheedy pasi kishte marrë në mënyrë të përsëritur komente mbi ngjashmërinë e tij me foshnjën mbretërore.

Fituesi për Charlotte është Scarlett Evered, dy vjeç, nga Kent, prindërit e së cilës, Victoria dhe Andrew ishin jashtëzakonisht krenarë për Princeshën e tyre të vogël.

Share With:
Translate »
1063 Views