Sapo lajmëroi shtatzaninë, i vjen propozimi për martesë në skenën e Eurovisionit
Jana Burceska pavarësisht se nuk u kualifikua dot as në finale, do të mbetet gjatë në historinë e Eurovisionit. Para performancës ajo bëri të ditur se është shtatzënë dhe as nuk ja priste mendja se cfarë do të ndoshte me të.
Skena mjaft romantike bëri xhiron e botës, teksa mori admirimin e shumë njerëzve. Jana mbeti pa fjalë nga propozimi i partnerit, i cili u ul në gjunjë para saj në mes të intervistës. Ajo rrëmbeu mikrofonin dhe u përgjigj me ‘po’.
Historia e Janës është propozimi i vetëm për martesë në Eurovision.