Sara Hoxha jep një mesazh të fortë për nënat e reja

Disa ditë më parë Sara Hoxha, një nga trashëgimtaret e Top Channel u vu në qendër të mediave rozë, për deklaratën se strijat e shtatzanisë do t’i lërë aty dhe nuk do të bëjë përpjekje për t’i hequr. Sot me postimin më të fundit në instastory Sara e ka përforcuar edhe më shumë këtë ide. Edhe pse ajo është një nga femrat më të pasura në Shqipëri dhe i ka të gjitha mundësitë për ta shndërruar trupin e saj në perfekt, ajo ka zgjedhur që të mbajë si kujtim cdo shenjë që i ka shkaktuar i vogli që mbajti në bark për 9 muaj. Rreshtat që ka shkruar Sara janë frymëzuese për shumë nëna: “4 muaj pas lindjes, me strijat, shenjat dhe gjithçka tjetër. Stop ardhjes turp nga trupi,”-shkruan aj në postimin e saj.

Image

Share With:
Translate »
830 Views