Shuhet e gjithë familja në fushën vullkanike

Një fëmijë 11 vjeçar italian dhe prindërit e tij vdiqën në një fushë vullkanike pranë Napolit në Itali, mjaft e vizituar nga turistët. Policia vendase thotë se prindërit u përpoqën të shpëtonin djali e tyre pasi hyri në një zonë jashtë kufijve të lejuar të kraterit Solfatara në Pozzuoli dhe u rrëzua. Nuk është e qartë nëse ata u mbytën nga gazrat apo llava e vullanit, por mediat italiane bëjnë me dije se atje ndodhet një tokë jashtëzakonisht e shkrirë nga ku del gaz i fortë. Babai i tij u përpoq të shpëtonte të birin, por u thith nga toka. E njëjta gjë ndodhi edhe me gruan që u përpoq të ndihmonte burrin dhe djalin e saj. Babai dhe nëna ishin respektivisht 45 dhe 42 vjeç. Krateri ndodhet në Fushat e Flegresë, një konstelacion zvarritës i kratereve të lashta vullkanike të frekuentuara nga fëmijët e shkollave italiane dhe turistët nga e gjithë bota. Fushat janë të nxehta disa centimetra poshtë sipërfaqes. Gjeologët e mbikëqyrin zonën duke kontrolluar temperaturën dhe analizuar kimikisht gazrat, duke konstatuar që fushat ishin rritur rreth 30 centimetra gjatë një dekade.

Share With:
Translate »
774 Views