Tmerr në Itali, zbulohet kokainë në trupin e foshnjës 3-muajshe, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Një foshnjë tre muajshe rezultoi pozitive për kokainë në Salerno të Italisë.

Mjekët e spitalit pediatrik të qytetit vendosën ta transferojnë menjëherë foshnjën në Napoli, në spitalin Santobonno.

Gjendja e tij konsiderohet e rëndë por e qëndrueshme. Dje foshnja u diagnostikua me një formë të rëndë të meningjitit bakterial.

Prania e kokainës në trupin e tij u konstatua pas një analize të urinës.

Sipas shtypit italian, nëna e fëmijës është përdoruese droge dhe ka mundësi që lënda specifike t’i “kalojë” fëmijës gjatë ushqyerjes me gji.

Policia italiane dhe prokuroria e Salernos po kryejnë hetimet për zbardhjen e mëtejshme të të gjithë çështjes.

Share With:
Translate »
50 Views