Së shpejti baba i një vajze/ Endriku rrëfen momentin e ëmbël

Endrik Belba është banori më i ri i ‘BBV3’ i cili u bë pjesë e shtëpisë më të famshme vetëm pak ditë më parë. Ish-lidhja që ai ka patur me një prej banoreve, Sarën, e cila aktualisht është konkurrente e të njëjtit format, ka sjellë një vëmendje shumë të madhe tek Endriku dhe është përfolur shumë gjatë.

Në mbrëmje Endriku ka rrëfyer një moment shumë të ëmbël dhe të rëndësishëm për jetën e tij. Ai ka deklaruar se do të bëhet baba për herë të dytë, ku kësaj here baba i një vajze dhe ka treguar më shumë rreth përjetimeve dhe shtatzanisë që partnerja e tij po kalon.

‘E kam të vështirë situatën sepse ajo po përjeton një gjë shumë të madhe, se po presim një goce në, në muajin e pestë. Edhe prandaj kam kërkuar dy jastëkë, sepse unë Klean e mbaj gjithmonë kështu në krevat, dorën tek barku, s’e lëshoj asnjëher, edhe prandaj e mbaj jastëkun kështu sepse më duket sikur është ajo.’- u shpreh Endriku.

Share With:
Translate »
45 Views