Sekreti për fëmijë të shëndetshëm
Sekreti i fëmijëve të shëndetshëm bartet i gjithi tek nënat e tyre. Ato nëna që kanë ndjekur të paktën 5 rregulla të thjeshta gjatë jetës së tyre, kanë shumë më tepër mundësi t’i japin një trashëgimi të mirë pasardhësve të tyre.
Bëhet fjalë për ato nëna që kanë pasur një regjim të mire ushqimor, aktivitet fizik, peshë konstante dhe elegante, mungesë nikotine në organizmin e tyre dhe përdorim alkooli të moderuar.
Dhe fëmijët e lindur nga nënat që kanë respektuar këto rregulla, kanë 82 % mundësi më pak për të qenë obezë apo edhe mbipeshë, në krahasim me nënat që kanë pasur një jetë më të çrregullt. Ky është konkluzioni i studimit të kryer nga Harvard School of Public Health i publikuar në British Medical Journal.
Kërkuesit kanë ndjekur stilin e jetës të rreth 17 mijë nënave dhe kanë ekzaminuar të dhënat shëndetësore të 25 mijë fëmijëve të tyre. Rezultoi se obeziteti i nënës, jeta sedentare dhe vese të tjera lidheshin me të njëjtën formë obeziteti edhe tek fëmijët e tyre, ndryshe nga ato nëna të cilat kishin një formë fizike të mirë edhe pas lindjes së fëmijëve.