Sekretin për të rritur fëmijë të edukuar e thotë mamaja e Kate Middleton

E ëma e Kate Middleton, Carole ka treguar formulën e rritjes së fëmijëve të edukuar për ‘Telegraph’. Në një intervistë të dhënë së fundmi ajo është shprehur se ka ditur si t’u tregojë kush komandon në shtëpi që në kohen kur fëmijët ishin të vegjël. “Mendoj se një nga cilësitë e një prindi të mirë është disiplina. Kjo nuk do të thotë që duhet të jesh i strikt, por rutina është jetësore. Ti nuk mund të mësosh fëmijën tënd si duhet të sillet kur ai është 13 vjeç, duhet ta mësosh me disiplinë që në moshë të vogël”,-u shpreh Carole. Duke parë vajzën që ka rritur, mbase do të ishte mirë t’i dëgjonit këto këshilla që ka ndarë me të gjithë.

Share With:
Translate »
674 Views