Seks në shtatzani, ç’ndodh me fëmijën

Ndoshta seksi është gjëja e fundit që të vjen ndërmend kur je shtatzënë. Por kjo varet nga hormonet, ndaj nëse ke dëshirë të kryesh marrëdhënie dhe je shtatzënë, nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi.

Por a është e rrezikshme të shkundesh kur je shtatzënë? Sipas ekspertëve, mund të bësh seks sa të duash kur je shtatzënë!

Penetrimi është përfundimisht diçka e sigurt, në një shtatzëni normale. Theksojmë: normale. Nëse shtatzënia ka komplikime, seksi nuk është zgjedhja më e mirë. “Është shumë e pagjasa që seksi në shtatzëni të shkaktojë abort”, shpjegon Prof.Dr. Mary Jane Minkin: “Marrëdhëniet e rregullta seksuale nuk ndikojnë në shëndetin e shtatzënisë.” Sidoqoftë, duhet të merret edhe një aprovim nga ana e mjekut, sepse mund të ketë ndërlikime që e bëjnë të rrezikshëm seksin gjatë shtatzënisë.

“Seksi është në rregull edhe nëse je shtatzënë me binjakë dhe trinjakë”, shprehet Dr. Christine Proudfit, sipas “bota sot”. Nëse ndjeni simptoma si dhembja, shkarkime të pazakonta vagjinale, gjakosje, apo dhembje pas seksit, duhet të vizitoheni patjetër.

Dhe si përfundim, bebja nuk i ndjen “gudulisjet” gjatë seksit. Penisi godet cerviksin, i cili shërben si një barrierë për çfarëdo mund të përpiqet të hyjë brenda. Përveç cerviksit, lëngu amniotik e rrethon beben si një mburojë prej uji, që gjithashtu e mbron beben.

Share With:
Translate »
1617 Views