Sëmundja e nënës dhe mungesa e babait, Dafina gati të rrëfejë gjithë të vërtetat e jetës!

Prej kohësh fansat e Dafinës po presin publikimin e plotë të albumit të saj “Dafinë Moj”. Këngëtarja ka treguar se ky album është një nga projektet më të rëndësishëm të saj, sepse është shumë personal.

Sot ajo ka treguar se në këtë album do të mësojmë shumë për jetën e saj, që deri më sot këngëtarja nuk ka preferuar të flasë shumë. Dafina është rritur në një familje femrash, pa figurën atërore dhe jeta e saj ka qenë e mbushur me sfida. Të gjitha këto ajo ka premtuar se do t’i tregojë një më një përmes këngëve të albumit.

“Ka pasur njerëz që më kanë thënë s`ke baba, s`ke me ec përpara. Ti ke me arrit shumë në jetën tënde. Më shiko mua ku jam sot. Dhe ne kemi pasur një jetë të vështirë, me sfida. Nëna ka qenë e sëmurë dhe na ka rritur neve, tre goca, vetë. Ne jemi kujdesur për njëri-tjetrin. Dhe e di sa e vështirë është me qenë vetëm goca në një familje. Sa punë duhen bërë në shtëpi e duhet me u rrit para kohe. S’ke kohë me dalë si fëmijët e tjerë, me lujt. Disa gjëra duhet me i lënë mënjanë, për me u kujdes për njëri-tjetrin”, ka shkruar Dafna në një postim.

“Do të mësoni një pjesë shumë të madhe të timen në albumin tim ‘Dafinë Moj’”,, ka premtuar këngëtarja.

Dafina ka treguar më herët se pjesë e albumit do të jetë edhe një bashkëpunim me nënën e saj. e ëma e Dafinës ka qenë më herët këngëtare, por për shkak të jetës së saj të ndërlikuar i është dashur që ta lërë në mes këtë rrugëtim.

Share With:
Translate »
331 Views