Sëmundja inflamatore e zorrëve rrit rrezikun për gratë shtatzëna

Gratë shtatzëna me sëmundje inflamatore të zorrëve (IBD) dhe foshnjat e tyre përballen me rreziqe dhe komplikime në rritje në krahasim me gratë shtatzëna pa këtë gjendje.

Këto janë gjetjet nga një studim i ri i Universitetit të Misurit që ekzaminoi rezultatet e më shumë se 8 milionë grave shtatzëna shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

Sëmundja inflamatore e zorrëve është një term që përdoret për sëmundjen e Crohn dhe kolitin ulceroz, të cilat karakterizohen nga inflamacioni kronik i traktit gastrointestinal.

Kjo gjendje prek kryesisht të rinjtë, ku përfshihen gratë që janë në vitet e tyre të pikut të riprodhimit.

“Sëmundja inflamatore e zorrëve është një gjendje stresuese për rreth 3 milionë burra dhe gra amerikane të diagnostikuar,” tha autori Dr. Yezaz Ghouri.

“Për shkak se kjo sëmundje ka tendencë të prekë gratë gjatë periudhës së tyre të pikut të fertilitetit, ne donim të dinim ndikimin e sëmundjes në rezultatet e nënës dhe fetusit.

Sipas njohurive tona, ky studim është më gjithëpërfshirës i këtij lloji, duke përdorur të dhëna nga institucione të shumta në 48 shtete.”

Ekipi hulumtues shqyrtoi më shumë se 8 milionë shtatzëni midis periudhës 2016 dhe 2018.

Prej tyre – 14,129 nëna kishin sëmundje inflamatore të zorrëve.

Rezultatet treguan se gratë shtatzëna me këtë gjendje kishin incidencë më të lartë të diabetit gestacional, hemorragjisë pas lindjes, komplikimeve hipertensive, lindjes së parakohshme, kufizimit të rritjes së fetusit dhe vdekjes së fetusit.

“Bazuar në gjetjet tona, ne sugjerojmë që gratë që kanë sëmundje inflamatore të zorrëve qoftë të moderuar deri në të rëndë duhet të marrin rekomandime para konceptimit të shtatzënisë.”

Hulumtimi është publikuar në revistën International Journal of Colorectal Diseases.

Share With:
Translate »
28 Views