Sfida e Vëllait të Madh, Jul Deda nuk i mban dot lotët! Banorët përpiqen ta qetësojnë
Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP 3 janë vënë përballë një sfidë.
Ata duhet të mos reagojnë ndaj çdo gjëje të jashtëzakontë që Vëllai i Madh vendos në shtëpi.
Por për Julin nuk ishte aspak e lehtë. Teksa po qëndronte në ‘living’, ai dëgjoi zërin e djalit të tij.
“Babi të dua shumë, jam krenar për ty dhe vazhdo se je fituesi. Je shumë mirë, të përqafoj. Jam krenar për ty, për ne jashtë mos u shqetëso jemi shumë mirë”-ishte mesazhi i djalit të tij;.
Pas mesazhit, Juli edhe pse nuk reagoi, u përlot, ndërsa Graciano u përpoq ta qetësonte. Jul Deda ndodhet prej 13 janarit në atë shtëpi i izoluar dhe ende nuk ka takuar fëmijët e tij.