Sfida vdekjeprurëse në TikTok vë në rrezik 20 fëmijë!
Më shumë se 20 fëmijë janë lënduar në Indonezi pasi morën pjesë në një trend të TikTok, në të cilin ata janë filmuar duke ngrënë një “snack” në rrugë të mbushur me azot të lëngshëm, i njohur si “fryma e dragoit”.
Qeveria indoneziane ka paralajmëruar për rreziqet e përdorimit të azotit të lëngshëm në ushqimet e gatshme dhe ka kërkuar vigjilencë më të madhe pasi disa fëmijë pësuan djegie në stomak dhe helmim nga ushqimi ndërsa hanin chikibulis, një shumëllojshmëri karamelesh ylber të veshur me një re me azot të lëngshëm.
Azoti i lëngshëm bën që ushqimi të duket i tymosur kur konsumohet, por nëse konsumohet përpara se azoti i lëngshëm të avullojë, ekziston mundësia për djegie dhe probleme me zorrët, dhe në rastet më të rënda mund të çojë në vdekje, tha një mjek indonezian dhe studiues i sigurisë shëndetësore globale në Universitetin Griffith.
Djegiet e lëkurës dhe vështirësitë e rënda të frymëmarrjes janë rreziqe të tjera të mundshme, tha në një deklaratë drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë së Indonezisë, Maxi Rein Rondonuëu.
Nuk është raportuar asnjë vdekje, por ministria tha se rreth 25 fëmijë janë prekur, me dy të shtruar në spital, ndërsa numri i fëmijëve të prekur mund të jetë shumë më i lartë