Sherr në familjen Hadërgjonaj-Ramosaj, çfarë ka ndodhur mes Anxhelinës dhe Beatrixës?

Anxhelina Hadërgjonaj, vajza e këngëtares së njohur Albërie Hadërgjonaj, dje ka festuar ditëlindjen dhe për këtë 26-vjetor, e gjithë familja dhe të afërmit i kanë shprehur urimet e përzemërta bukuroshes Hadërgjonaj.

Nëna e saj, madje, me një mesazh të veçantë ka uruar të bijën pa e fshehur krenarinë që ndien për të. Të shumtë ishin fansat dhe miqtë virtualë që i dedikuan urime të veçanta. Veçse, një urim i paska munguar, ai nga kushërira e saj, Beatrix Ramosaj.

Lajmet se Beatrix Ramosaj i ka prishur marrëdhëniet me kushërirën e saj kanë vërshuar tashmë në rrjet dhe thuhet se kjo është edhe arsyeja pse nuk e ka uruar Anxhelinën në ditën e saj të lindjes. Burime për Blitz.al kanë treguar se dy kushërirat janë zënë me njëra-tjetrën e nuk kanë më të njëjtin raport si më parë. Ende nuk dihet arsyeja e kësaj ftohtësie, por e dukshme është që dy kushërirat as nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram.

Mjafton një kontroll në rrjetet sociale të dy vajzave dhe duket se ato as nuk komentojnë e as nuk e ndjekin më njëra-tjetrën. Ç’t’u ketë ndodhur dy këngëtareve?

Share With:
Translate »
731 Views