Shifra të larta nga Covid-19, ja sa të vdekur dhe të infektuar

Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 2,657 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 405 qytetarë, në këto bashki: 152 në Tiranë, 28 në Durrës, Fier, 18 në Korçë, 16 në Kamëz, 14 në Elbasan, 13 në Vlorë, 12 në Mallakastër, 8 në Shkodër, Kavajë, Gjirokastër, 7 në Bulqizë, Lushnje, Berat, 6 në Rrogozhinë, Sarandë, 5 në Mat, Patos, 4 në Kurbin, Poliçan, 3 në Shijak, Krujë, Tepelenë, Dimal, Skrapar, Cërrik, Peqin, 2 në Vau i Dejës, Tropojë, Lezhë, Divjakë, Pogradec, Kuçovë, Gramsh, 1 në Kukës, Pukë, Mirditë, Vorë, Dibër, Klos, Selenicë, Himarë, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Kolonjë, Belsh.

Janë 7,459 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 149 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 8 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Dy qytetarë nga Fier 51- 70 vjeç, një qytetar 56 vjeç nga Tropoja, tre qytetarë nga Tirana 61- 91 vjeç, një qytetar 67 vjeç nga Bulqiza dhe një qytetar nga Durrësi 72 vjeç.

Janë shëruar 548 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 188,593 që nga fillimi i epidemisë.

Share With:
Translate »
38 Views