A e dini se, foshnjet e porsalindura kanë më shumë kocka sesa të rriturit?

Një foshnje e porsalindur karakterizohet nga 300 kocka, të cilat rriten dhe ndryshojnë formën çdo ditë.

Gjatë fëmijërisë së hershme, kocakt e fëmijëve shkrihen së bashku dhe numri i tyre fillon të ulet shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.

Shkrirja e kockave ndodh në të gjithë trupin. Ju mund të vini re se ekziston një ose më shumë hapësira të buta mes kockave në kafkën e foshnjës tuaj.

Këto “njolla të buta” madje mund t’ju trembin pak, por ato janë krejtësisht normale. Ato quhen fontanele dhe përfundimisht do të mbyllen ndërsa kockat rriten së bashku.

Zëvendësimi i kërcit me kockën e shkrirë fillon kur enët e vogla të gjakut – të quajtura kapilarë – dërgojnë gjak të pasur me lëndë ushqyese te osteoblastet, qelizat që formojnë kockat.

Osteoblastet krijojnë kockë që mbulon kërcin në fillim dhe më pas e zëvendëson atë.

Më pas, rritja e kockave tek fëmijët ndodh në skajet e shumë kockave, të cilat kanë pllaka rritjeje. Indi në rritje në secilën pjatë përcakton madhësinë dhe formën përfundimtare të kockës.

Kur një person ndalon së rrituri, pllakat e rritjes mbyllen.

E, i tërë ky proces mundësohet edhe nga kalciumi, i cili është minerali thelbësor për formimin e indit të ri kockor.

 

Share With:
Translate »
39 Views