Shikoni çfarë hanë fëmijët e David Beckham kur kthehen nga shkolla

Ajo është e famshme për trupin e saj elegant, si rezultat i një jetese dhe diete të shëndetshme.

Victoria Beckham ka treguar se është duke i mësuar fëmijëve të saj përfitimet, që vijnë nga kjo jetese e shëndetshme. 43-vjeçarja zbuloi për fansat dhe miqtë e saj në Instagram, se çfarë hanë fëmijët e saj pasi vijnë nga shkolla.

Në dollapin e familjes Beckham nuk ekzistojnë patatinat apo çokollatat, por farat. Në foto dallohet qartë një tepsi me fara të ndryshme të pjekura, fara luledielli, fara kungulli, arra pishe, të njomura me Aminos, një salcë soje organike, pa gluten.

Victoria, si person i rezervuar, ka nisur të ndajë me miqtë e saj në rrjetet sociale copëza nga jeta e saj e përditshme. Gjatë një interviste në gusht për Vogue, nëna e 4 fëmijëve tregoi, se çdo mëngjes vrapon 5 kilometra, për të vazhduar më pas me një orë trajnim, me një trajner personal. Victoria është e fiksuar pas të ushqyerit shëndetshëm dhe këtë nuk ngurron ta ndajë edhe me ndjekësit e saj./kidstime.al

Share With:
Translate »
667 Views