Shikoni sa është rritur vajza e Kastro Zizos
Megjithëse kundër rrymës, Kastro Zizo mbetet një baba i përkushtuar. Ai nuk ngurron t’ua shprehë dashurinë edhe publikisht dy fëmijëve të tij, Dankanit dhe Nias.
Me të birin e kemi parë më shumë, por sot ka postuar një foto të vajzës dhe arrijmë të shohim sa është rritur ajo.
Nian na e kishte treguar edhe kur kishte ditëlindjen, por atëherë dukej shumë e vogël, ndoshta edhe fotoja ishte e vjetër, ndërsa tani shohim që është bërë vajzë e madhe dhe vërteton shprehjen që fëmijët rriten shpejt.
Kujtojmë që Kastro është vetëm 33 vjeç, një baba shumë i ri. /RC