Shpallet në kërkim 21-vjeçari që përdhunoi të miturën në Kamëz

Një 16-vjeçare ka denoncuar në polici një 21 vjeçar me inicialet D.I, pasi ky i fundit e ka përdhunuar. Sipas njoftimit të policisë përdhunimi ka ndodhur gati një javë më parë, ku kjo e fundit ka pranuar se ka shkuar në shtëpinë e të riut dhe më pas ai e ka detyruar të kryej marrëdhënie pa dëshirën e saj.

Ditën e djeshme vajza e mitur është paraqitur në komisariatin e policisë në Kamzë dhe nën praninë e një psikologeje ka denoncuar të riun, banues në fshatin Valas i Ri.

Sipas policisë shtetasi me inicialet, D.I., është shpallur në kërkim dhe rezulton i dënuar më parë i për veprën penale “Vjedhje”.

Njoftimi i policisë: Më datë 23.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.I., 21 vjeç, banues në Valias i Ri, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”, pasi dyshohet se më datë 16.10.2017, në banesë, ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 16 vjeçare. Punohet për kapjen e D.I. Neni 101 i Kodit Penal.

Share With:
Translate »
686 Views