Shikuesit kundër serialit indian që promovon martesën e fëmijëve

Një telenovele indiane që tregon një djalë 10-vjeçar të martohet me një vajzë  19-vjeçare, ka zemëruar shikuesit indianë që duan të ndalojnë shfaqjen e serialit për të mos promovuar martesën e fëmijëve.

Seriali ‘Pehredar Piya Ki’ (‘Gara e burrit’) u shfaq për herë të parë muajin e kaluar në Sony Entertainment Television – një kanal  Hindi i argëtimit në Indi – dhe transmetohet çdo mbrëmje në fashën “prime time” në orarin 20:30.

Nga e enjtja,  një peticion i Change.org që i kërkonte ministrit të transmetimit dhe informacionit të ndalonte programin,  kishte mbledhur gati 50,000 nënshkrime, vetëm 48 orë pas nisjes së tij.

Mosha ligjore për martesë në Indi është 18 për gratë dhe 21 për meshkujt. Por martesa e fëmijëve, edhe pse e paligjshme, mbetet e përhapur në pjesë të vendit.

Së bashku me Nigerin, Guinenë, Sudanin e Jugut, Çadin dhe Burkina Fason, India ka nivelet më të larta të martesës së fëmijëve, pavarësisht lëvizjeve për të ashpruar ndëshkimet kundër krimit.

Aktorët e shfaqjes kanë mbrojtur historinë në mediat sociale, duke thënë se seriali është thjesht argëtues dhe nuk promovon martesën e fëmijëve.

Zyrtarët e Televizionit Sony Entertainment mbetën të padisponueshëm për të komentuar ngjarjen./IMA/

Share With:
Translate »
755 Views