Shkatërrohet anija nga Uragani Maria, nëna dhe dy fëmijët shpëtojnë mrekullisht

Një nënë dhe dy fëmijët e saj janë shpëtuar mrekullisht nga një helikopter pasi anija e tyre u shkatërrua gjatë Uraganit Maria. Pamjet dramtike tregojnë anijen e përmbysur duke u goditur nga valë të mëdha në bregun e Vieques.

Gruaja dhe dy djemtë 12-vjeçarë shihen duke hypur në një helikopter të Marinës Mbretërore Britanike. Në anije ishte dhe një burrë, që mendohet familjar i të shpëtuarve, nuk arriti dot ti mbijetojë përmbysjes së anijes dhe vdiq përpara se ekuipazhet e emergjencës të ishin në gjendje të organizonin shpëtimin.

Familja ka kaluar 24 orë të tmerrshme në një anije të përmbysur deri sa arritën që të dërgonin mesazhin SOS për ndihmë.  Kur helikopteri mbërriti, shpëtuesit i gjetën ata duke qëndruar në pjesën poshtme të anijes duke pritur për ndihmë.

Share With:
Translate »
742 Views