Zhduket fëmija, bashkë me prindërit që e keqtrajtonin

Alarm për fatin e një fëmije të mitur, ku prindërit akuzohen për keqtrajtimin e tij.

Në kontenë e Haywood, në Dakotën e Veriut, në SHBA, një fëmijë u zhduk nga shtëpia ku jetonte.

Qysh prej mëngjesit të së enjtes policia u vu në kërkim të Heather Cochran dhe Rex Douglas Cochran, prindërit e vogëlushit.

Ndaj burrit dhe gruas një gjykatë kishte urdhëruar largimin e fëmijës dhe arrestimin e tyre, pas sinjalizimit se foshnja ndonëse vetëm tre muajsh, ishte dhunuar disa herë.

U deshën orë të tëra kërkimesh, por më në fund gjatë pasdites së djeshme, burrë e grua u gjetën dhe arrestuan.

Çifti ishte fshehur brenda një lokali, duke mos marrë parasysh se dikush mund t’i spiunonte.

Heather Cochran dhe Rex Douglas u arrestuan nga policia, ndërkohë që fëmija iu besua shërbimeve sociale

Share With:
Translate »
500 Views