Shkoi ta zgjonte për në shkollë, nëna gjen djalin 11 vjeç të vdekur në shtratin e tij

Një nënë ka treguar me zemër të thyer se e ka gjetur djali i saj 11 vjeç të pajetë kur shkoi ta zgjonte për në shkollë. Ai ishte një djalë i kujdesshëm dhe sportiv dhe vdiq në mënyrë misterioze në gjumë

Nëna e pikëlluar i tha për mediat e huaja se djali i saj i vetëm ishte arsyeja që ajo zgjohej përditë dhe nuk e shikon dot jetën pa të.

“Ai është dashuria e jetës sime, shpirti im binjak, kur lindi dhe unë e rrita e vetme dhe tani nuk e di si ta përballoj jetën pa të. Ai kishte kaq shumë miq dhe e donin të gjithë. Jeta vazhdon për të gjithë, por për mua jo, dhimbja është e padurueshme kur humbet njeriun më të afërt për mua”, është shprehur nëna.

Klubi i Futbollit Weston-super-Mare Rugby po dhurojnë fanella të nënshkruara për të mbledhur para në kujtim të Liam për fëmijët që nuk mund të përballojnë dot kurset për futbollin.

Një faqe “GoFundMe” ka mbledhur më shumë se 18,000 £ për të mbuluar shpenzimet e varrimit dhe për të mbështetur nënën e tij

Share With:
Translate »
549 Views