Shkon në 11 numri i viktimave/ Gruaja humbi foshnjën në ngjarjen tragjike të “Astroworld”, padit reperin Travis Scott

Travis Scott është paditur nga një grua e cila ishte shtatzënë dhe e humbi foshnjën në nëntor të 2021.

Ngjarja tragjike në festivalin “Astroworld”, Houston bëri që Shanazia Williamson dhe bashkëshorti i saj, Jarawd Owens nga Dyaton, Ohio të pretendonin se fëmija i tyre, i cili nuk kishte ardhur në jetë, vdiq si pasojë e lëndimeve që mori nga turma.

Në padi thuhet se përveç ngjarjes tragjike, gruaja mori lëndime në shpatull, shpinë, këmbë dhe në pjesë të tjera të trupit. Sipas Rolling Stone, padia u ngrit fillimisht më 27 dhjetor 2021.

Për më tepër, vdekja e fëmijës së pa lindur thuhet se nuk u klasifikua nga Instituti i Shërbimeve Ligjore të Qarkut Harris, pasi vdekja ose aborti i supozuar nuk ndodhi në Houston dhe çifti jeton në Ohio.

Mbetet e paqartë se në cilin muaj të shtatzënisë ishte Williamson.

Në dokumentat e reja të gjykatës numri i vdekjeve ka shkuar në 11, pasi më parë ishte 10.

Të tjerët që humbën jetën ishin nga mosha 14-27 vjeçare, të cilët janë përfshirë në padinë e ngritur ndaj Scott.

Reperi para dy javësh publikoi këngën e parë, pas tragjedisë së “Astroworld”, po ashtu ai është rikthyer sërish në skenë duke zhvilluar koncerte.

Share With:
Translate »
96 Views