Prindërit padisin djalin për arsyen e çuditshme dhe kërkojnë mbrapsht paratë që kanë shpenzuar për të

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, po padit djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij, sepse nuk u kanë dhënë një nip pas gjashtë vitesh martesë.

Sanjeev dhe Sadhana Prasad, 61 dhe 57 vjeç, thonë se i shpenzuan kursimet e tyre duke rritur të birin, si dhe duke paguar për trajnimin e tij si pilot në SHBA dhe një dasmë luksoze për të.

Ata po kërkojnë kompensim me vlerë rreth 650,000 dollarë nëse ai nuk u jep një nip ose mbesë brenda një viti.

AD

Djali u kthye nga SHBA-të në Indi në vitin 2007, por humbi punën dhe familja e tij duhej ta mbështeste financiarisht për më shumë se dy vjet, raporton Times of India. Shrey Sagar, 35 vjeç, më në fund u punësua si pilot. Prindërit e tij thonë se kanë rregulluar martesën e tij me Shubhangi Sinha, tani 31 vjeçe, në vitin 2016, me shpresën se do të kishin një “nip për të luajtur” gjatë daljes në pension.

Prindërit thonë se kanë paguar për një dasmë në një hotel me pesë yje, një makinë luksoze me vlerë 80 mijë dollarë dhe një muaj mjalti jashtë vendit.

“Djali im është i martuar prej gjashtë vjetësh, por ata ende nuk po planifikojnë një fëmijë,” tha Prasad. “Të paktën nëse kemi një nip me të cilin të kalojmë kohë, dhimbja jonë do të bëhet e durueshme”.

Avokati i çiftit, AK Srivastava, tha për The National se çifti i kishte kërkuar paratë “për shkak të rëndesës mendore”.

“Është ëndërr e çdo prindi të bëhet gjysh. Ata kishin vite që prisnin të bëheshin gjyshër”, -tha ai.

Kërkesa e çiftit pritet të dëgjohet në gjykatë më 17 maj.

Burimi: BBC

Share With:
Translate »
16 Views