Shokët e klasës e godasin vazhdimisht, vajza kërkon ndihmë (Video)

Një vajzë 9-vjecare nga Washington ka treguar historinë e saj nëpërmjet një video në Facebook ku shokët e klasës e ofendojnë dhe e godasin.
Ajo ndihet e fyer dhe e parespektuar dhe kërkon ndihmën e të gjithëve që ti japin fund bulizmit dhe racizmit ndaj personave me ngjyrë.
“Emri im është Nasir. Jam 9 vjec dhe jam në klasën e katërt në shkollën Ardmore Ele. Unë isha vajzë e lumtur derisa fillova shkollën. Fëmijët filluan të më shajnë duke më kërcënuar që të bëj detyrat e një shoku klase ose do të më gjuajnë.
Në shkollë mua më kanë goditur në fytyrë dhe kanë shtyrë fëmijët e tjerë që të largohen prej meje. Ata më kanë marrë ushqimin e drekës. Unë nuk kam miq dhe nuk jam ndjerë kurrë e përfshirë apo e respektuar në një grup shoqëror,. Ata më kanë vendosur nofka si: Nutella e shërbyese duke shtuar se kjo është arsyeja pse kam ngjyrë të zezë.
Njëherë, një punonjës ka hedhur ushqimin e tij mbi mua, një student ka vizatuar një pistoletë me mbishkrimin ‘Vdis’ duke ma drejtuar mua. Unë dhe prindërit e mi e kemi raportuar këtë rast tek qeveria, por ndjej se askujt nuk i intereson. Unë dua që të rriturit dhe fëmijët të dinë historinë time se bulizmi është i vërtetë, të lëndon dhe unë kërkoj ndihmë për veten dhe të tjerët. Shpërndajeni historinë time dhe ndaloni bulizmin,” – shkruajti ajo me letra të vogla që i ndërronte gjatë filmimit, të cilin e publikoi në rrjetin e saj social.

Share With:
Translate »
982 Views