Shokon familja nga Fieri: Babai na rreh të gjithëve, vëllezërit janë betuar ta vrasin

Një 23-vjeçar i quajtur Elvis Troka ka denoncuar në “Newsbomb.al” rastin e dhunës në familje. I riu nga fshati Sheq-Musalala në zonën e Fierit ka treguar se 4 anëtarët e familjes vuajnë dhunën e babait të tyre, Artur Troka.

Nuk dihet sa i vërtetë është denoncimi i tij, por ai ka dërguar në “Newsbomb.al” foto të shtëpisë, duke thënë se xhamat e dyerve dhe të dritareve i ka thyer i ati.

23-vjeçari ka deklaruar se përgjatë kohëve të fundit kanë qenë disa herë në polici. Nëna e tij, Mimoza Troka ia ka mbështetur deklaratën dhe është shprehur se janë dhe në proces gjyqësor për një tokë që iu takon atyre por e ka marrë kunati.

Sipas zonjës Troka, bashkëshorti vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe prandaj ushtron dhunë. Si arsye tjetër ajo ka rradhitur dhe tokën e marrë nga kunati, vëllai i burrit.

Zonja ka shtuar se vëllezërit e saj janë betuar ta vrasin, pasi përpos se në familje, ai ka shkaktuar probleme dhe në fshatin ku jetojnë.

“Më rreh dhe vajzat. Kam qenë dhe në gjyq. Tokën ai nuk e merr. Ai bën dhunë ditë për ditë. Ditë për ditë, e natë për natë. Unë kam bërë kallëzim atje (Polici), me djalin dhe vajzën. Unë dua tokën time. Kunati më ka marrë tokën. Unë dua tokën time. Hajde se tokën, po fëmijët pse mi rreh ai mua. Burri vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ne e shtrojmë në Vlorë, na e nxjerrin me lek. Është lidhur me një doktoreshë, e nxjerr ajo me para. Këto para i paguan kunati im, Shkëlqim Troka. Ai thotë unë tokën nuk ja jap, do hajë dhe do pijë këtu. Unë nuk e mbaj dot, se më rreh me lopatë. Vëllezërit e mi janë betuar se do ta vrasin. Dyert mi ka thyer burri. Ai bredh dhe nga varrezat, ka thyer varret andej. Unë nuk e mbaj dot ate”, ka treguar ajo.

“Newsbomb.al” ka kontaktuar me Policinë e Firit për rastin në fjalë. Policia ka deklaruar se i kanë marrë të gjitha veprimet procedurale dhe që prej vitit 2019 i kanë referuar në Prokurori materialet për dhunë në familje në ngarkim të shtetasit Artur Troka. Nga Gjykata është hapur procesi gjyqësor ndaj tij për dhunë në familje dhe në datë 20 maj është seanca e radhës.

Burimi: “Newsbomb.al”

Share With:
Translate »
355 Views