Shokon këngëtarja shqiptare: Donin të më ndërronin në maternitet, por nëna nuk pranoi

Ajo është ndër këngëtaret e para që të vjen ndër mend kur dëshiron që të dëgjosh muzikë popullore.

E bukur, një zë i veçantë dhe me një repertor shumë të pasur, kjo edhe për shkak të viteve të shumta karrierë që ka mbi supe. Një këngëtare, këngët e së cilës nuk mungojnë kurrë në asnjë dasmë, dhe këtë e themi me plot bindje.

Bëhet fjalë për Remzie Osmanin. E kemi paksa të vështirë që ta ndajmë nga vëllai i saj, Nexhat Osmani, pasi të dy i shohim vetëm bashkë, në klipe, koncerte, por gjithsesi sot do të ndalemi tek një histori e trishtë që ka ndodhur kur Remzija ishte një e sapolindur. E ftuar në emisionin “Lemza”, këngëtarja ka treguar se kur ka lindur, atë e kanë ngatërruar në maternitet me një fëmijë tjetër.

 

Jo për shkak të ndonjë pakujdesie të infermieres, sepse fëmija tjetër që i ishte dorëzuar nënës së saj, ishte djalë.

“Më kanë ndrru tri ditë, e kanë mbajt një djalë të huajin, infermieret serbe i kanë thënë maje është i yti po nëna nuk ka pranu”, ka thënë Remzie Osmani.

Një histori absurde. Kështu mund ta cilësojmë këtë ngjarje në ditët e sotme, por nëse atë do ta vendosnim në kontekstin historik, politik, kulturor të atyre viteve, do e kuptonim që nuk do ishte edhe aq absurditet.

Share With:
Translate »
660 Views