Shoku tregon ngjarjen: Isha me 14-vjeçarin kur u mbyt duke u larë te Liqeni i Farkës

14-vjeçari që u gjet i pajetë sot në Liqenin e Farkës kërkohej prej dy ditësh nga familja. Ai kishte humbur kontaktet me familjarët mëngjesin e së enjtes, kur mësohet se kishte shkuar për t’u larë me një shok në liqen.

Familjarët kishin bërë denoncimin në polici për të miturin, por shoku i tij i frikësuar nga ngjarja kishte dëshmuar vetëm ditën e djeshme.

Shoku tregon ngjarjen: Isha me 14-vjeçarin kur u mbyt duke u larë te

Pamjet e kamerave në zonë kanë filmuar momentin kur 14-vjeçari ishte drejtuar për në Liqenin e Farkës me shokun e tij. Ky i fundit e ka parë shokun e tij teksa mbytej por s’ka mundur ta ndihmojë, as nuk tregoi sepse ishte trembur.

Vetëm mbrëmjen e djeshme dëshmoi ngjarjen dhe udhëzoi polumbarët e RENEA-s për të gjetur trupin e të miturit, të cilët ndërprenë kërkimet për të rinisur sot për shkak të errësirës.

Ndërkohë, në orën 06.35 të mëngjesit të sotëm, familjarët e viktimës kanë shkuar vetë pranë Liqenit të Farkës dhe kanë gjetur trupin e tij duke pluskuar.

Share With:



206 Views