Shpallet fituesja e Junior Eurovision 2017, ku u rendit Shqipëria

Ka përfunduar Junior Eurovision 2017. Festivali i këngës për fëmijë u zhvillua mbrëmë më 26 nëntor në Tbilisi, të Gjeorgjisë.

Shqipëria merrte pjesë me këngëtaren 10 vjeçe Ana Kodra, e cila interpretoi “Mos ma prek pemën”.

Megjithëse një zë shumë i bukur dhe një këngë pretendente, “Mos ma prekni pemën”, e përshtatur në anglisht “Do not touch my tree”, u rendit vetëm e 13-a nga 16 finalistë.

Festivali u fitua nga Rusia. Polina Bogusevich, 14 vjeçe, u shpall fituese me këngën Wings.

Fituesit e vjetshëm dhe organizatorët patën sërish sukses duke u renditur të dytët, ndërsa vendin e tretë e fitoi Australia.

Share With:



581 Views