Shpërthen në lot djali nga Kosova! Prindërit donin ta abortonin, famija shqiptare i shpëton jetën

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Isufi nga një fshat i Gjakovës i cili ka rrëfyer historinë e jetës së tij. Në ’95 ai dhe familja e tij kishin vendosur të largohen jashtë shtetit nga Shqipëria. Ata qëndruan për 4 muaj tek një familje në Tiranë dhe e tentuan dy herë të largoheshin, por nuk i eci. Bashkëshortja e Isufit në këtë periudhë kohe ngeli shtatzënë dhe për shkak të rrethanave dëshironin ta abortonin, por nëna e familjes shqiptare Nezi i doli zot familjes së Isufit dhe nuk i lejoi që ta abortonin.

Isufi i ka bërë surprizë vajzës së nënë Nezit dhe e falenderon atë publikisht për ndihmën e madhe që i ka dhënë familja e saj gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

“Kam një peng kjo fillon në vitin 1995, kur unë dhe familja kemi tentuar për të ikur jashtë shtetit nga Shqipëria. Djali i xhaxhait ishte bërë dhëndër në Shqipëri dhe miqtë e tij i kishte në Laprakë. Vjehrri quhej Maldoq. Erdhëm në Shqipëri 3 fëmijët e mi dhe bashkëshortja e qëndruam tek shtëpia e tij. Aty pashë dy vajza binjake, Brisilda dhe Brikena, kishin dhe një vëlla Atlinin dhe një shoqe Kozeta. Ata qëndronin tek një shtëpi tjetër pranë, ku edhe kjo ishte shtëpia e Maldoqit.

I thashë që të kalojmë tek kjo shtëpi sepse jemi shumë veta dhe aty do jemi më mirë. Gjatë 4 muajve e kemi provuar 2 herë. Një herë shkuam deri në Itali e u kthyem, ndërsa një herë tjetër shkuam deri në ambasadë. Gjatë këtyre muajve po komunikonim me Brisildën dhe i treguam gjërat familjare, filloi të dinte gjithçka për ne. Pas 2 muajsh ajo ka ftuar prindërit e vet prej Barjam Curit. Ishin njerëz shumë të mirë dhe kemi kaluar shumë mirë me ta. Ishte xhaxhi Esat Elezi dhe nëna Nezi.

Një nënë shumë e madhe, sesi i kishte bërë disa lekë nuk e di, a shiti diçka atje a se di, i kishte disa lekë dhe i kishte lënë  në xhaketë dhe më tha, shiko djali im, ty të kam djalin e madh, shiko ku i ke lekët nuk ke nevojë të pyesësh, për çfarë të kesh nevojë aty merri. Unë i merrja kur kisha nevojë dhe i shkruaja në një bllok. Në fund të fundit edhe pse i shkruajta nuk mi mori. Ika në Kosovë dhe kisha një numër të tezes së saj sepse ata nuk kishin telefon.

Share With:
Translate »
368 Views