Shpëtohen tre pushues në Gjirin e Lalzit, mes tyre një 11-vjeçare

Tre pushues, një prej të cilëve një vajzë 11 vjeçare janë shpëtuar nga mbytja në Gjirin e Lalzit këtë të dielë.

Policia e Durrsit njofton, një patrullë e stacionit të Manzës shpëtoi  një 11 vjeçare nga Tirana të identifikuar vetëm me incialet E. P e cila aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Pak orë më vonë po në gjirin e Lalzit, efektivët epolicisë shpëtuan nga mbytja dy të moshuar nga Tirana, përkatësisht 65 dhe 70 vjec.

70 vjeçari pas ndihmës së parë është kthyer në banesë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 65 vjeçari po merr ende trajtim mjekësor në Tiranë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Tre persona u mbytën një ditë më parë në bregdetin e Durrësit dhe Sarandës, ndërsa disa të tjerë rrezikuan.

Policia thotë se ka shtuar shërbimet në zonat turistike për ti ardhur në ndihmë pushuesve, të cilët janë të lutur të telefonojë në numrin 112 për çdo problem.

Share With:
Translate »
625 Views