Një set shtatzanie ndryshe, me 20 000 bletë të gjalla

I keni frikë grerëzat apo jo? Nuk guxojnë të na afrohen te tavolina teksa konsumojmë diçka të ëmbël se me shumë mundësi ngrihemi menjëherë duke vrapuar nga frika (të paktën shumica prej nesh po). Epo ka trima e trima! Teksa fotografitë gjatë shtatzënisë tashmë janë kthyer në një trend, një grua ka vendosur që ta çojë këtë në një tjetër nivel. Emily Mueller nga Ohio i SHBA-së ka vendosur 20.000 grerëza mbi fustanin e saj teksa ka pozuar me barkun e rrumbullakosur. Ajo ka treguar se gjithnjë ka qenë shumë miqësore me insektet, sidomos me grerëzat të cilat i pëlqejnë shumë, ndaj dhe vendosi t’i bëjë pjesë të këtij momenti shumë të veçantë të jetës. Fotot e saj u kthyen menjëherë në virale në rrjete sociale, ku sigurisht më të shumtë ishin ata komentues të habitur që e pyesnin nëse ajo ishte pickuar apo jo, ndërkohë që kishte dhe nga ata që e vlerësonin për guximin e jashtëzakonshëm që ka treguar. Skeptikëve se mos ndoshta diçka e keqe i ndodhte nga pickimet e grerëzave dhe rrezikonte jetën e fëmijës, Emily u përgjigj: “Unë i mbaj grerëzat çdo ditë. Dhe jam kujdesur për to që kur kam qenë e vogël, i njoh dhe di si të merrem vesh, mos u shqetësoni shumë!” – ka përfunduar ajo. 

 

Share With:
Translate »
2158 Views