Shtatzënë në muaj mjalti, ja ku është arratisur Jona Spahiu

Moderatorja e njohur Jona Spahiu realizoi një dasmë vërtet të bukur, por njëkohësisht edhe shumë private me familjarët dhe miqtë e saj më të ngushtë. Më 10 qershor Jona dhe Frenkli i dhanë fund beqarisë dhe shumë shpejt ata do të bëhen prindër të një djali. Pas dasmës, siç e do zakoni çifti janë arratisur për në muajin e mjaltit.

Ata kanë zgjedhur të pushojnë në Ibiza, duke shijuar kështu pushimet e para si një çift i sapomartuar. Jona ka publikuar disa video në Instastory nga hoteli luksoz që kanë zgjedhur në Ibiza. “Rock Hotel” duket një mrekulli dhe me siguri ata do të kalojnë ditë të bukura.

Share With:



694 Views