Erion Veliaj ka nisur të mendojë që tani për të birin, edhe për emrin?

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, nuk mund të gjenin ditë më të mirë se 1 Qershori për ta ndarë me të gjithë lajmin se së shpejti do t’u vijë në jetë një fëmijë. Që nga ajo ditë e deri më sot, Erioni nuk lë rast pa hedhur ndonjë batutë për të birin (edhe gjininë e ka zbuluar), madje edhe kohën kur ai do të vijë në jetë. E derisa të vijë tetori, Erioni ka akoma punë me Tiranën e përgatitje për foshnjën.

Sot, në një lidhje direkte me “Sokol Balla live” në INRadio, Veliaj tregoi se, që kur ka mësuar se do të bëhet baba, është bërë më i përgjegjshëm edhe për gjërat që ndodhin në Tiranë, madje çdo punë të re të kryeqytetit e sheh me syrin e prindit. Edhe pse, të gjithë ia njohin tashmë dobësinë dhe ndjeshmërinë për fëmijët.

Ndërsa u pyet për emrin e djalit, Erioni tregoi se ende nuk ka vendosur për të, por ndjesia e të qenit baba e ka transformuar. “S’kemi emër akoma, por sigurisht që më ka transformuar që tani kjo ndjesi, edhe pse unë kam qenë shumë i ndjeshëm për fëmijët. Kam qenë shumë i vëmendshëm, por tani jam bërë disa herë më i vëmendshëm. Sot, kur po vija në punë, po sigurohesha që tek sheshi Willson po bëheshin disa rregullime për uljen e trotuarit dhe po thoja me vete: “Karroca kalon këtu?” Kam filluar të vë re shumë gjëra të vogla që ndoshta i vinin re vetëm ata që kishin fëmijë…”, – tha kryetari i bashkisë së Tiranës për InRadio.

Ndërsa për ndikimin që pret ai te fëmija, Erioni e di fuqinë e të birit që tani: “Si Erion, besoj se fëmija do më bëjë njeri më të mirë”.

Share With:



577 Views