Shtatzënia dhe infektimi me Covid, gjithçka që duhet të dini

Shtatzënia gjatë pandemisë Covid po që ka ngritur shqetësime të shumta tek prindërit dhe profesionistët shëndetësorë.

Brengosja për zhvillimin e fetusit përgjatë muajve ka qëndruar dhe vazhdon të jetë një cështje me të cilën prindërit e rinjë përballen.

Kjo pasi studimi i vitit 2022 i publikuar në Human Reproduction zbuloi një rrezik të shtuar të abortit në tremujorin e parë të shtatzënisë tek gratë që u infektuan me Covid shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.

Studiuesit zbuluan se shkalla e abortit ishte rreth 1.7 herë më e lartë tek gratë që rezultuan pozitiv me Covid.

Por, përpara kësaj, prof. Stephanie Zeszutek, ka thënë se duhet të kujtojmë gjithcka që dijmë për Covid.

“Është ende e paqartë për ndikimin e plotë të COVID-19 në shtatzëni,” vëren ajo.

Për më tepër, abortet në tremujorin e parë janë fatkeqësisht të zakonshme, edhe nëse jeni të infektuara me Covid apo jo, thotë Dr. Thomas Ruiz.

“Në përgjithësi, ne besojmë se rreziku bazë i abortit është deri në 20% të shtatzënive,”

Sipas Dr. Ruiz, abortet mund të ndodhin si rezultat i anomalive kromozomale, problemeve në mitër, diabet apo hipertension.

Ndërkaq, mënyra sesi ndikon Covid gjatë shtatzënisë mund të përgjigjjet në mënyrë inflamatore në të gjithë trupin, duke ndërhyrë në funksionin e plancentës.

“Inflamacioni i placentës do të shkaktojë infarkt, që do të thotë oksigjenim i dobët i embrionit në zhvillim, duke dërguar në abort.”, ka thënë Dr. Ruiz.

Share With:
Translate »
105 Views