“Si ia del të jetosh me prindërit e Olsit?”, Egli Tako shtang me përgjigjen e saj

Olsi Bylyku dhe Egli Tako janë një ndër çiftet më të komentuara të showbizit.

Egli Tako, ka realizuar së fundmi një Q&A në Instagram, ku dhe ka zbuluar shumë prej pyetjeve të ndjekësve për jetën e saj personale.

Egli jeton prej disa kohësh me Olsi Bylykun dhe prindërit e tij.

Një ndjekës e ka pyetur se si ja del të bashkëjetojë me prindërit e partnerit dhe të ketë një marrëdhënie të mirë me ta.

“Si ia del të bashkëjetosh me prindërit e Olsit? Po të mbash marrëdhënien me të. Të lutem cili është sekreti. Ke durim ti?- e ka pyetur ndjekësi.

“Unë nuk shquhem për natyrën e duruar, jam impulsive në shumicën e rasteve. Duke ditur çdokush pozicionin përkatës, nuk ka marrëdhënie që nuk funksionon,”-i është përgigjur Egli.

Të shtyrë nga postimet dhe daljet e pakta të saj me Olsin kohëve të fundit, një ndjekës e ka pyetur nëse ka ndodhur ndonjë zënkë mes saj dhe Olsit.

Përgjigjja e Eglit ishte e shkurtër dhe e saktë duke mos dhënë shpjegime të tjera.

“A je zënë me Olsin”, e ka pyetur fansi.

“Jo”, i është përgjigjur Egli.

Kureshtja e fansave është e madhe pasi dikush e ka pyetur pse nuk del më me Olsin.

“Pse nuk po ju shohim me Olsin?”, ka shkruar ndjekësi.

Egli ka treguar se e gjitha vjen si pasojë e angazhimeve të shumta që ka Olsi.

“Olsi po xhiron filmin e tij të ri, punë kolosale. Ndaj nuk po kalojmë shumë kohë bashkë. Faleminderit që interesoheni,”-ka shkruar Egli me pak ironi.

Share With:
Translate »
143 Views