“Shtrimet në spital nga Omicron, 80% më të ulëta”

Përhapja e shpejtë e variantit të ri Omicron dhe grumbullimet gjatë festave po reflektohen tashmë në numrin e lartë të të infektuarve me Sars Cov 2. Sipas epidemiologut Ilir Alimehmeti, Shqipëria sapo e ka nisur përballjen me valën e re të koronavirusit, e cila sipas do të vijojë përgjatë gjithë muajit janar.

“Nga ky moment deri nga fundi i janarit në do të kemi rritje rastesh dhe humbjet e jetës do të reflektohen disa ditë më vonë. Pra, me Deltën ishte 10 ditë – 2 javë ndërsa me Omicronin mund të jetë 5 deri 10 ditë. Do të shohim nëse do të ketë efekt spitalor”.

Megjithatë duke iu referuar studimeve nga shtete të ndryshme Alimehmeti thotë se Omicron është një variant më i butë sesa delta, e më një risk me të ulët për fatalitet.

“Risku për t’u shtruar në spital është rreth 80% më i ulët sesa me Deltën, Në Skoci dhe në Angli u konfirmua një shifër rreth 67% dhe e njëjta nga Kanadaja. Kjo ka të bëjë me individin. Indikatori spitalor është i rëndësishëm, megjithatë deri tani nuk ka sinjale të forta risku.”

Ndërkohë edhe gjatë së premtes u krijua radhë e gjatë e qytetareve që prisnin në qendrat shëndetësore për të kryer tamponin. Sipas ekspertëve kjo është e vetmja mënyrë për të kuptuar nëse individi është mbartës i Covid-it apo i virozave stinore.

Share With:
Translate »
187 Views