Si asnjë djalë tjetër, Ermal Fejzullahu i kushton fjalët më të ndjera Sabri Fejzullahut për ditëlindje

Këngëtari i madh i muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahu, kremton ditën e sotme 73 vite jetë. Mes urimeve të shumta për artistin nuk ka munguar ai i djalit të tij, Ermal Fejzullahut, që ka përzgjedhur fjalët më të veçanta për të atin.

Urime ditëlindja i pazëvendësueshëmi i shqiptarisë! I bëfsh edhe 100 bashkë me buzëqeshjen tënde e zemrën e bardhë e të mirë që ke. Je krenaria jonë dhe sa më e gjatë jeta jote aq më e bukur jeta ime. Të dua shumë unë dhe padyshim edhe gjithë shqiptarët kudo që janë!”, ka shkruar Ermali në urimin për babanë e tij.

Ermal Fejzullahu ka treguar se ka pasur gjithmonë një lidhje speciale me të atin, që ka qenë edhe shembulli kryesor për karrierën e tij. Që në hapat e parë në muzikë, Sabriu i ka qëndruar pranë të birit dhe prandaj sot të dy ata janë nga emrat më të suksesshëm në industrinë muzikore.

Share With:
Translate »
386 Views