Video/ Historia e nënës shqiptare që është shtatzënë me fëmijën e vajzës së saj: S’mund t’ia pranoja vetes

Kur Kim Kardashian vendosi që dy fëmijët e saj të mos i lindte vetë, për shkak të komplikacioneve shëndetësore, por t’i sillte në jetë përmes një nëne surrogato, kjo histori ngjalli jo pak debate në të gjithë botën.

Sot një vajza shqiptare vendosi që të tregojë historinë e saj, pa publikuar as emrin dhe as fytyrën, ndërsa gruaja që do ta sjellë në jetë fëmijën e saj të parë është nëna.

28-vjeçarja tregon se për shkak të problemeve shëndetësore që në lindje dhe më tej atyre që pati gjatë tentativave për të mbetur shtatzënë, mësoi dhe kuptoi se nuk do të mund të krijonte një jetë të re brenda saj. Ishte nëna e saj që vendosi të ndërmerrte vendimin e rëndësishëm për të sjellë në jetë fëmijën e vajzës.

“Pasi hoqi mitrën, zgjidhje nuk kishte, mosha ime po ecte. S’mund t’ia pranoja vetes që ime bijë mos të rriste një fëmijë. Kur ikëm tek doktori i thashë: ‘Doktor unë kam ardhur për një fëmijë për time bijë’. Kur them këtë gjë, ime bijë mbeti sepse nuk e dinte, nuk e kishim diskutuar. Ai më pyeti ‘E ke menduar mirë?’ E ndjej se kjo gjë do realizohet, i thashë unë. Atëherë ai pranoi që të nisnim nga procedurat”, tregon nëna për ‘Opinion’.

Vajza u pyet sesi reagoi bashkëshorti i saj kur mësoi se do të bëhej baba, por fëmija do të rritej në mitrën e vjehrrës.

“Si mund të reagonte ndryshe kur e dinte, që shpresë tjetër nuk kishte. Dhe sido që të ishte do të bëhej baba”, tregon ajo.

E gjithë kjo historia e nëna surrogato nuk i ka zanafillat në vitet e fundit, ka ekzistuar prej kohësh në këmbim të parave.

Share With:
Translate »
374 Views