Si duket një vaginë e shëndetshme?

Si fillim le të sqarojmë ndryshimin mes vaginës dhe vulvës. Emërtimi i përgjithshëm për organin gjenital të vajzës është vaginë, por në të vërtetë pjesa e jashtme dhe e brendshme e tij, ku përfshihet “buza” (labia) e deri te klitori, quhet vulva (ose organi gjenetal i jashtëm). Ndërsa vagina është pjesa e brëndshme, saktësisht kanali mes vulvës dhe qafës së mitrës.

Si të kuptosh nëse gjithçka aty poshtë është mirë?

Sigurisht, mund të shkosh te gjinekologu për vizitë, por nuk mund ta bësh këtë çdo javë, ndaj mirë është të kuptosh si të kontrollosh veten që të shkosh te mjeku edhe kur dyshon se diçka nuk shkon pa u bërë çdo gjë më keq.

Mënyra më e thjeshtë për një ekzaminim të vetes bëhet me këta hapa:

Shtrihu në krevat, vendos një jastëk poshtë vitheve ndërsa gjunjtë përkuli në një pozicion të rehatshëm. Nis të prekësh veten me gishta dhe të shohësh nëse ke shenja skuqjeje apo irritimi.

Është shumë e rëndësishme të shohësh lëkurën që formon buzët dhe mos u tremb nëse ato nuk janë njësoj. Zakonisht janë të ndryshme dhe nuk është arsye për t’u shqetësuar.

Përdor dy gishta për të hapur lëkurën dhe për të parë klitorisin. Ngjyra e tij duhet të jetë rozë e lehtë ose pak më e errët.

Ekzaminimi më tej vazhdon me uretrën e cila gjendet mes klitori dhe hapjes së kanalit vaginal. Nëse sheh pak skuqej aty dhe lëngje trupore, mos u frikëso, është normale.

Hapi i fundit është të shikosh aq sa mundesh vaginën nga brenda, megjithëse për të duhet analizë gjinekologjike. Por, nëse ka ndonjë problematikë mund të dallosh skuqje dhe të flasësh me gjinekologun që ndiqesh.

Për sa i përket aromës, secili organ gjenital ka një aromë individuale, nëse ndjen që aroma ndryshon dhe bëhet deri diku e padurueshme mund të flasësh me gjinekologun.

Si duket një vaginë e shëndetshme?

Share With:
Translate »
103 Views