Si është gjendja e vogëlushes që u rrëmbye nga babai pasi i vrau të ëmën?

Banorë dhe të afërm në fshatit Graçan të Mallakastrës kanë komentuar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në SHBA, ku ish-bashkëshorti vrau 32-vjeçaren shqiptare,Suela Saliaj.

Renato Muhaj rrëmbeu më pas vajzën e tij 8-vjeçare e cila u gjet në gjendje të mirë.

“Vajzë shumë e mirë, familje nga më të mirat. E morëm vesh nëpërmjet vajzës, ka mbi 15 vite në Amerikë, nuk e njoh djalin, thonë që është nga Mallakastra, sipas të dhënave ai donte që t’i merrte vajzën, ata kishin një ose dy vite të ndarë, po këta femrën e konsiderojnë si plaçkë tregu, shitet e blihet sipas qejfit të tyre, por nuk është ashtu në të vërtetë”, tha fqinji.

Policia u vu në dijeni për një sherr brenda familjes, ku pasi shkuan në vendngjarje, gjetën të vrarë në banesë Suela Saliajn 32 vjeç.

Në banesë ishin vetëm prindërit e autorit, të cilët ishin goditur nga djali i tyre dhe u ishin marrë telefonat që të mos lajmëronin policinë.

Ata u treguan autoriteteve dinamikën e ngjarjes. Më pas policia vuri në pranga Muhaj, pas lokalizimin që i bënë celularit të tij.

Share With:
Translate »
86 Views