Si mund të mos kishte lindur Dielli pas gjithë kësaj dashurie dhe puthje që Arbana e ndau hapur me Eduartin

Lidhja e Arbanës me Eduartin u diskutua shumë në media kur njëherë aludohej se ishin bashkë e njëherë binin poshtë thashethemet derisa ata të dy vendosën të na e thonë.

Megjithatë, Arbana ka qenë pothuajse gjithmonë shumë e kujdesshme në raport me partnerin e saj, duke postuar foto të rralla dhe duke e shprehur dashurinë në një formë tjetër., nëpërmjet veprave dhe detajeve.
Por këtë herë, krejt ndryshe, Arbana ka ndarë një foto duke u puthur me Eduartin në ditën e lindjes të të dyve ku shkruan: “Gëzuar ditëlindjen shpirti im, çfarë fati të ndash ditën e lindjes dhe çdo ditë tjetër me ty, jam e bekuar, të dua! @eduartgrishaj”

Nuk e kishim dëgjuar Arbanën më tepër të fliste kështu për dashurinë dhe domosdo, nuk kishte se si të mos vinte Dielli në jetë kaq “shpejt” pas bërjes publike të çiftit. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
3589 Views