Meghan dhe Harry kanë kërkuar diçka speciale për ditëlindjen e dytë të Archie

Meghan dhe Harry kanë vendosur që me rastin e ditëlindjes së djalit të tyre të drejtojnë një kërkesë speciale për të gjithë. Me anë të një postimi në faqen zyrtare të fondacionit të tyre, çifti kanë kërkuar me shumë dashuri që të gjithë të kontribojnë sado pak për të kaluar situatën e vështirë me pandeminë. Ata dëshirojnë që me anë të fondacionit të tyre, kush të mundet të dhurojë për të ndihmuar në shpërndarjen e vaksinave në të gjithë botën, njësoj dhe pa diferencime të asnjë forme. Kështu, Harry dhe Meghan duan të nderojnë djalin e tyre (emrin e të cilit mban edhe fondacioni që drejtojnë). Archie mbush 2 vjeç sot, ndërsa në verë pritet të vijë një tjetër bebush në jetë, këtë herë vajzë.

Share With:
Translate »
291 Views