Zamira Durdaj: Mimi Kodheli u soll me mua si të ishte Fatmir Mediu

Zamira Durdaj ishte sot në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv. E pyetur nga gazetarja Xhunga për ndihmën që i dhanë ministrat e Mbrojtjes pasi u ndryshua qeveria Berisha me qeverinë Rama ajo u shpreh se, asgjë nuk ndryshoi.

“Edhe pasi u ndryshua qeveria, nuk ndryshoi asgjë. Ata mbajtën të njëjtin qëndrim. Kjo qeveri ka 8 vjet që ka ardhur në pushtet, ka Ministrinë e Mbrojtjes në dorë dhe ka prova dhe dokumente sa të duash, ku unë nuk kam pasur akses, po ata kanë, por ta mbajtën të njëjtën linjë dhe qëndrim.

Në proceset gjyqësore që kishim për dëmshpërblimin, proceset civile që kishin dhe juristë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të gjithë mbanin të njëjtin qëndrim sikur ishin ata të kohës së Mediut. Mbanin qëndrim institucionalisht, kundër nesh, që këto padi të rrezoheshin. Nuk ishin asnjëherë në favorin tonë. Mimi Kodheli që në atë kohë ishte ministre e Mbrojtjes sillej siç sillej Mediu. Nuk pranonin padinë jo vetëm timen, por edhe të familjarëve të tjerë. Në të gjitha seancat kërkonin rrëzimin e padisë të këtyre familjarëve.

Kur u bë demontimi i zonës, erdhi Mimi Kodheli dhe do t’ia dorëzonte bashkësie për të mbjellë një mijë rrënjë ullinj dhe për këtë unë kam vajtur dhe protestuar atje. “Ky është një varr masiv, nuk është vend për të mbjellë ullinj. Pse i trazoni eshtrat?”,- thashë. Desh më shtypën me makinë dhe prezente ishte Mimi Kdheli me ushtarët.”,- tha Durdaj.

Share With:
Translate »
320 Views