“Si mundem ta harroj?”, Majk flet për dashurinë e tij të parë

Majk është një ndër reperët më të suksesshëm të estradës shqiptare. Ai është po ashtu shumë i komentuar në media për jetën e tij private.

Majk është shumë i pëlqyer nga femrat dhe ka pasur lidhje me vajza të ndryshme. Me ish partneren e tij Majlinda Zeka, ai ka madje dhe një djalë të quajtur Roan, për të cilin reperi tregon shumë kujdes.

Ditën e sotme Majku ka bërë një deklaratë të bujshme në profilin e tij të Instagramit. Ai është shprehur haptazi duke treguar se nuk mundet ta harrojë dashurinë e parë. Jeni kurioz ta dini se kush është? Epo ja, nuk ka lidhje me ndonjë femër, dashuria e parë e Majkut është basketbolli. Këtë e ka treguar përmes një fotoje të postuar në Instagram, ku shihet në fushën e lojës. “Si mundem ta harroj dashurinë e parë?”, ka shkruar reperi dhe shkrimin e ka shoqëruar me ikonën e një topi basketbolli.

Share With:
Translate »
552 Views