Si ndikon orari i lindjes në karakterin e fëmijës?

Sipas ekspertëve nëse fëmija do të ketë lindur në orën:

• 00:00-02:00 do të ndihet i sigurt vetëm në situata që i përjeton gjithmonë. Pra do të ketë disi frikë nga gjërat e reja dhe eksperiencat që nuk i ka përjetuar më parë. Do të preferojë të ketë një rutinë të përditshme. 

• Nëse fëmija ka lindur në orën 02:00-04:00 do të jetë një tip kurioz dhe kjo do ta bëjë që të ketë dëshirë të kryejë aventura të vazhdueshme gjatë jetës.

• Të lindurit në orën 04:00-06:00 do të jenë ëndërrimtarë të mëdhenj dhe romantikë. Do të jetë edhe tip kokëfortë.

• Të lindurit nga ora 06:00-08:00 do të jenë tipa kërkues dhe dyshues, edhe pse mund të jenë lider të mirë.

• Nëse fëmija lind nga ora 08:00-10:00 do të pëlqejë meditimin dhe vetminë. Do të pëlqejë jetën e qetë.

• Fëmijët që lindin në orën 10:00-12:00 do të pëlqejnë të njohin njerëz të rinj dhe të ndajnë eksperienca.

• Të lindurit në orën 12:00-14:00 do të jenë tipa që do të mund të zgjidhin shumë probleme pa u trembur apo stepur. Babai do të jetë pika e dobët dhe shembulli në jetë.

• Të lindurit nga ora 14:00-16:00 do të jenë aktivë dhe aventurierë.

• Nëse fëmija lind në orën 16:00-18:00 do të ketë një karakter kompleks dhe jo të lehtë. Do të jetë energjik por nuk do të ketë shumë miq duke qënë se  s’ka besim.

• Të lindurit nga ora 18:00-20:00 do të jenë bujarë, altruistë, dhe të kuptueshëm. Do të jenë edhe joshës të mëdhenj.

• Kush ka lindur në orën 20:00-22:00 do të jetë një person i gatshëm për të ndihmuar të gjithë që kanë nevojë.

• Fëmijët që lindin nga pra 22:00-24:00 kanë një karakter të drejtpërdrejtë dhe nuk do të kenë frikë. Janë të vendosur dhe mjaft energjikë.

Share With:
Translate »
992 Views