“Si në ëndërr me ty”, këngëtari i njohur shqiptar bëhet baba për herë të parë!
Këngëtari Irkenc Hyka është bërë baba për herë të parë.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale këngëtari ka ndarë lajmin e ëmbël dhe emrin e veçantë që ka zgjedhur për të birin.
‘Si në ëndërr me ty sot jemi zgjuar!
Sa shumë jemi lutur për ty, dhurata jonë e Zotit, Aian!
Na e ke çuar jetën në dimension tjetër që kur morëm vesh egzistencën tënde, dhe sot që të mbajmë në duar e dimë ca do të thotë vërtete të marësh frymë! Mami dhe babi do të duan, do të mbrojnë, do të jepin çdo të mirë të vetës për të gjithë jetën!’