Tragjike në Greqi, nëna shqiptare gjen të pajetë djalin e saj 3-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Larissa, Greqi, ku një 3-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë.

Sipas informacioneve të “larissanet”, mëngjesin e sotëm nëna ka shkuar për të kontrolluar djalin e vogël, i cili ishte invalid dhe kishte probleme të tjera shëndetësore dhe ka konstatuar se ishte pa ndjenja.

Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca, e cila ka transportuar fëmijën në spital, ku më pas u konfirmua vdekja.

Mediat greke shkruajnë se prindërit shqiptar nuk jetonin bashkë dhe se djali jetonte me nënën, ndërsa babai prej disa kohësh ishte larguar nga banesa.

Hetimet paraprake për ngjarjen po kryhen nga Spitali Farsalon, ndërsa autopsia pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes.

Share With:
Translate »
80 Views